Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, Lëvizja “E di” shpalos ofertën në Komunën Qendër
16.10.2025 16:49
Kandidati për kryetar të Komunës Qendër nga Lëvizja “E di”, Mirosllav Llabudoviq...

Kandidati për kryetar të Komunës Qendër nga Lëvizja “E di”, Mirosllav Llabudoviq, ka prezantuar programin para qytetarëve. “E di” ka premtuar arsim, kulturë, infrastrukturë dhe mjedis më të avancuar për banorët. Në programin arsimor, Llabudoviq ka premtuar shujtë për nxënësit dhe siguri më të madhe në shkolla.
“Qendra duhet të ketë ngjyrë, betonizimi agresiv dhe korrupsioni duhet urgjentisht të ndërpriten. Do të mbjellim drunj, do të ndërtojmë parqe, kënde lojërash dhe kënde sporti për fëmijët dhe do ta kthejmë çdo cep të harruar në hapësirë që kthen jetën dhe jo betonin. Qendra e gjelbër nuk është luks, por është obligimi ynë për gjeneratat e ardhshme. Qendër kulturore dhe teknologjike për të rinjtë.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Komunës Qendër nga Lëvizja “E di”, Mirosllav Llabudoviq.
Kandidatja për këshilltare nga Lëvizja “E di”, Aleksandra Cvetanovska, premton angazhim për personat me nevoja të veçanta dhe gratë viktima të dhunës.
“Çdokush meriton një mundësi për të jetuar me dinjitet, për të mësuar, për të krijuar dhe për të kontribuar. Do ta bëjmë komunën më të qasshme me hyrje të adaptuara, me infrastrukturë për persona me nevoja të veçanta, do të mundësojmë transport pa pagesë për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe asistencë personale. Do të jemi këtu edhe me gratë viktima të dhunës me linjë telefonike, ndihmë psikologjike dhe juridike dhe program për pavarësinë financiare.”, - theksoi kandidatja për këshilltare në Komunën Qendër nga Lëvizja “E di”, Aleksandra Cvetanovska.
Lëvizja “E di” premton dhe për realizim të planit të tyre që përfshin gjithashtu krijimin e ekipeve të lëvizshme mbështetëse për familjet me të ardhura të ulëta.
GAZMEND REXHEPI
