Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, Mexhiti prezantoi katër prioritetet
16.10.2025 17:05
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti...

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, është zotuar se Çairi do të bëhet komunë lidere në shfrytëzimin e fondeve evropiane.
Mexhiti tha se prioritet i ekipit të tij është krijimi i një diversiteti në strukturën buxhetore dhe sigurimi i burimeve të reja të financimit për të shtuar investimet kapitale dhe projektet afatgjata zhvillimore.
Mexhiti njëherësh prezantoi katër prioritete të programit të tij për zhvillimin e komunës:
1.Energjia dhe efikasiteti energjetik,
2.Tranzicioni i gjelbër dhe menaxhimi i mbeturinave,
3.Digjitalizimi dhe teknologjitë e informacionit,
4.Inovacioni dhe kërkimi shkencor.
Ndërkohë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë fjalimit të tij në Berovë ka thënë se programi që ofron kjo parti në këto zgjedhje është preciz dhe me afate për çështje precize.
Ai njëherësh theksoi se nga oponentët është dëgjuar vetëm për dhurata të reja për Bullgarinë, koalicion me BDI-në dhe se gjykatësit me 2% rejting paskan qenë profesionistë.
Edhe Lëvizja “E di” vazhdon fushatën në të gjitha komunat ku garojnë, përfshi komunën e Kisella Vodës, ku bartës liste i kandidatëve për këshilltarë të kësaj partie është Sasho Petrevski.
