Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, “Përvoja për sukses” vazhdon fushatën
16.10.2025 17:21
Edhe kandidatët e Koalicionit “Përvoja për sukses” vazhdojnë fushatën...

Edhe kandidatët e Koalicionit “Përvoja për sukses” vazhdojnë fushatën në kërkim të përkrahjes në garën për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë.
“Kjo është fasada e 60 me efikasitet energjetik, Orce Nikollov numër 153, vazhdojmë me Borka Taleski 60, me Teodosie Gallaganov 80, me Vasill Çakallarov 2, 4, 6 dhe 8, si dhe Brukseli 6, 7, 8 dhe 9, si dhe ndërtesat në Karposh 2, 3, 4, që do të thotë vazhdojmë me rikonstruimin e të gjitha fasadave në Komunën e Karposhit.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Karposhit nga “Përvoja për sukses”, Stevço Jakimovski.
“Tragjedi shtesë për ndërmarrjen “Parqet dhe Gjelbërimet” është se nga ndërmarrja që ka prodhuar Rasad dhe lule është shndërruar në ndërmarrje furnizuese, që shërben për biznes të furnizimit të bimëve të gjelbra. Nëse dikur tërë korridori nga Gjevgjelia deri në Nish ishte mbjellë nga gjelbërime të prodhuara nga “Parqet dhe Gjelbërimet”, sot, për fat të keq, kjo nuk është situata.”, - theksoi kandidati nga “Përvoja për sukses” për kryetar të Shkupit, Aleksandar Trajanovski.
