Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, kandidatët e pavarur dhe jashtëparlamentarët në fushatë
16.10.2025 17:37
Edhe kandidatët e pavarur dhe partitë jashtëparlamentare vazhdojnë fushatën...

Edhe kandidatët e pavarur dhe partitë jashtëparlamentare vazhdojnë fushatën për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë.
“Dalëngadalë fushata mbyllet, programi është përpiluar në 50 faqe, në të cilin janë vendosur të gjithë hallet e qytetarëve të Strugës dhe fshatrave, emëruesi i përbashkët i të cilave ishte uji dhe kanalizimi, deponia, po ashtu parkingjet, pjesa e çerdheve, të cilët mungojnë. Pjesa tjetër, e infrastrukturës, e sportit, kulturës.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra.
“Me ekipin tim jemi konsultuar dhe dita-ditës presim për të na ardhur përgjigje pozitive nga kantoni i Cyrihut, i cili na ka premtuar se do të na ndihmojë në realizimin e këtij projekti gjigant, projektit të shekullit, të cilin unë mendoj se pas realizimit të këtij projekti, Struga nuk do të ketë nevojë për ujë në një kohë prej 500 vjet.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Besnik Asani.
“Kemi paraparë stacionarë për qentë endacakë, që me të vërtetë është një problematikë tjetër, kur ne, edhe unë si prind, rrezikohemi të ecim nëpër qytetin e Kërçovës. Vlen të theksohet që është e pamundur që fëmijët tanë të dalin nëpër lagjet e qytetit, nëpër fshatra, për arsye se në çdo vend kemi prezent qenë endacakë. Këtë problematikë, kemi premtuar se me ardhjen tonë në afat prej një muajsh, me ardhjen tonë në krye të komunës, do ta zgjedhim.”, - u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Kërçovës, Shkodran Alili.
“Vizioni im për Komunën e Kisella Vodës është të përgatitet strategji për komunë moderne të Kisella Vodës deri në vitin 2030, ku do të jenë prioritet zhvillimi rural, energjia ekologjike, përkrahje për të rinjtë, kujdes social për të gjitha kategoritë e qytetarëve dhe digjitalizim. Do të fillojmë me problemet më të vogla të zgjidhshme, për çka nuk duhet buxhet i madh, por organizim i mirë.”, - deklaroi kandidatja e pavarur për kryetare të Kisella Vodës, Keti Staleska.
“Koalicioni “Për ardhmëri të gjelbër”, në këto zgjedhje merr pjesë me programin e saj para qytetarëve të Ohrit. Fokusin kryesor e vendosim te njeriu, qytetari dhe pjesëmarrja e qytetarëve në jetën e përditshme në Ohër. Konkretisht përqendrohemi te ndotja e ajrit dhe uji.”, - theksoi kandidati për kryetar të Ohrit - Koalicioni “Për ardhmëri të gjelbër”, Nikolla Kiselinov.
“Trekëndëshi qytetar, komuna dhe sektori privat duhet të funksionojë patjetër për mirëqenien e qytetarëve. Pse na duhet biznesi, sepse mendësia e këtyre personave këtu është fitimi. Edhe unë dua që edhe komuna dhe institucionet publike, duhet të fillojnë të funksionojnë nga pak me mendësinë e sektorit privat. E thjeshtë është kjo punë. Ka dy koncepte: ose shkurtimi i shpenzimeve, ose zgjerimi i të hyrave.”, - u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Gostivarit, Visar Ademi.
