Treni ka shkelur një plak në Trubarevë
24.05.2015 14:29
Konstatin Zh (79) në mëngjes është shkelur nga një tren transportues në afërsi të Maxharit...

MPB-ja kumtoi se fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 8 në dalje të Maxharit drejt Trubarevës, në afërsi të mbikalimit, kur treni i cili ka qarkulluar në relacionin Tabanovc - Trubarevë ka goditur personin, i cili ka kullotur bagëtinë afër hekurudhës.
Nga lëndimet e marra, Konstantin ka vdekur në vendin e fatkeqësisë. është kryer ekspertizë në prani të prokurorit publik. policia po ndërmerr masa për ndriçimin e tërësishëm të ngjarjes.
