Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, Useinov nga PDT vazhdon fushatën në Konçe

16.10.2025 17:53

Fikri Usinov nga Partia Demokratike Turke ka vazhduar me shpalosjen e programit...

Fikri Usinov nga Partia Demokratike Turke ka vazhduar me shpalosjen e programit në garën për kryetar të Komunës Konçe.
 
“Zhvillim infrastrukturor, përmirësimi dhe rindërtimi i rrugëve lokale, ndriçimit publik, rrjet ujësjellësi dhe kanalizimi në të gjitha vendbanimet, përmirësim i kushteve në arsim dhe institucionet parashkollore, sepse fëmijët janë ardhmëria jonë. Mbrojtja e ambientit jetësor nëpërmjet pastrimit të deponive të egra, mbjellja e gjelbërimit, promovim i botës ekologjike. Mbështetje për bujqit, sepse bujqësia është dega më e fuqishme.”, - deklaroi kandidati i PDT-së për kryetar të Konçes, Fikri Usinov.