Maqedoni

Parashikimi i motit

17.10.2025 09:02

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të herëpashershme shiu....

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të herëpashershme shiu. Reshjet do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore të vendit, ku lokalisht pritet të bien mbi 20 l/m². Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
 
Temperatura minimale do të jetë nga 7 deri në 12°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 11 deri në 15°C.
 
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të herëpashershme shiu, herë pas here më të dendura. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja.