Maqedoni
Nesër votojnë të sëmurët dhe të burgosurit
17.10.2025 09:23
Nesër të parët do të votojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit dhe personat në paraburgim...

Nesër të parët do të votojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit dhe personat në paraburgim. Janë paraqitur rreth 9 mijë persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, që është më shumë se në zgjedhjet lokale të vitit 2021. Të shtunën do të votojnë edhe 2.162 të burgosur dhe 450 votues nga shtëpitë e të moshuarve.
Për këto zgjedhje lokale të teta me radhë, në listën zgjedhore janë të regjistruar 1.832.415 votues me të drejtë vote. Të drejtë vote kanë edhe 112 mijë qytetarë që janë përkohësisht në punë ose qëndrim jashtë vendit.
Sipas Kodit Zgjedhor, nuk ka votim në diasporë për zgjedhjet lokale, kështu që ata që duan ta shfrytëzojnë të drejtën e votës duhet të udhëtojnë në vend.
