Maqedoni
Shënimi i Ditës së Komandës për Operacione
17.10.2025 09:40
Pjesëtarët e Komandës për Operacione do ta shënojnë Ditën e njësisë me një ceremoni ushtarake në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë...

Pjesëtarët e Komandës për Operacione do ta shënojnë Ditën e njësisë me një ceremoni ushtarake në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë. Në kuadër të ceremonisë ushtarake, para të pranishmëve do të mbajnë fjalime ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajllovski, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral major Sashko Lafçiski, dhe komandanti i Komandës për Operacione, brigadier gjeneral Mirçe Gjorgoski.
Për Ditë të Komandës për Operacione është përcaktuar 17 tetori, si një nga ngjarjet historike të rëndësishme mbi të cilat bazohen traditat e Armatës, kur në vitin 1887, në fshatin Kresna, u ngrit Kryengritja e Kresnës.
