Maqedoni

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata

17.10.2025 09:59

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë qendrave urbane është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes ultësirave, luginave të lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen posaçërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Debar – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.