Maqedoni

Zgjedhjet lokale, në mesnatë nis heshtja zgjedhore

17.10.2025 12:20

Fushata zgjedhore për raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale zgjat deri në orën 24:00 më 17 tetor të vitit 2025...

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale njoftoi radiodifuzerët se fushata zgjedhore për raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale zgjat deri në orën 24:00 më 17 tetor të vitit 2025. Nga 18 tetori deri në orën 19:00 të 19 tetorit vlejnë rregullat për heshtje zgjedhore.
 
Gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e përfaqësimit zgjedhor mediatik, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore. Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore konsiderohet transmetimi i çdo lloj informacioni, fotografie, materiali audio dhe audiovizual që lidhet me ose që përfshin pjesëmarrësit në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është hapur ose fshehurazi në shërbim të fushatës së dikujt dhe që mund të ndikojë në vendimin e votuesve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike ose individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit; si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga përfaqësuesit e partive politike dhe nga mbajtësit e funksioneve në organet qeveritare.