Botë
Tiranë, manifestimi mbarëshqiptar “Liria ka një emër”
17.10.2025 12:42
Në Tiranë do të mbahet sot manifestimi i madh mbarëshqiptar nën moton “Liria ka një emër, drejtësi për çlirimtarët”...

Në Tiranë do të mbahet sot manifestimi i madh mbarëshqiptar nën moton “Liria ka një emër, drejtësi për çlirimtarët”. Në orën 17:00 qytetarët do të grumbullohen në sheshin “Skënderbej” për të kërkuar edhe njëherë drejtësi për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës.
Protesta është organizuar nga shoqata e veteranëve të luftës dhe pritet të mbledhë mijëra qytetarë, shoqërinë civile dhe figura të njohura politike nga trojet shqiptare. Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë dhe ndaj tyre po zhvillohet procesi gjyqësor nën akuzat për krime lufte, të cilat ata i kanë mohuar. Protestë e ngjashme e organizuar nga veteranët e UÇK-së u zhvillua edhe në Prishtinë më 7 gusht dhe në Hagë më 14 shtator.
