PRISHTINË

Përfundoi autopsia e 9 të vrarëve në Kumanovë

24.05.2015 16:11

Në Departamentin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës, ka përfunduar autopsia e 9 shtetasve të Kosovës, të vrarë në incidentin e armatosur në Kumanovë...

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se Prokurori i Shtetit do të njoftohet me hollësitë për çdo gjetje që e kemi pasur në secilin trup.

“Kemi kryer punën tonë profesionale. Kemi shënuar çdo gjë dhe kemi fotografuar, pra kemi kryer punën tonë në çdo milimetër, ashtu siç parashihet me standardet operative mjeko-ligjore. Do t’i përpilojmë raportet tona të autopsisë për secilin dhe do t’ia dorëzojmë Prokurorit të Shtetit, sepse etika profesionale e do kështu. Nga etika profesionale nuk më lejohet të flas më shumë. Prokurori i Shtetit do të njoftohet me hollësitë për çdo gjetje që e kemi pasur në secilin trup”, ka thënë Gërxhaliu.