Botë
Zelenski para takimit me Trampin: Dronët, raketat ruse terrorizojnë Ukrainën
17.10.2025 13:03
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se dronët rusë sulmuan qytetin e tij të lindjes në Ukrainë...

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se dronët rusë sulmuan qytetin e tij të lindjes në Ukrainë në prag të takimit të tij me presidentin amerikan, Donald Tramp, në Shtëpinë e Bardhë.
Zelenski tha se sulmi në Krivij Ri, në juglindje të Ukrainës, ishte një shembull se si Rusia “ende po e terrorizon Ukrainën”, dhe shtoi se kishte “dhjetëra dronë të tjerë sulmues dhe po ashtu ishin parë edhe raketa. Ndërkohë bisedimet mes Trampit dhe Zelenskit pritet të përfshijnë diskutime për mbrojtjet ajrore të Ukrainës dhe kapacitetet për sulme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë mundësinë që ShBA-ja t’i japë Ukrainës raketa Tomahavk. Trampi njoftoi më 16 tetor se ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike dhe u pajtuan që të takohen në Budapest. Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga sekretari i Shtetit, Marko Rubio, tha ai.
Si Kremlini, ashtu edhe Shtëpia e Bardhë e vlerësuan bisedën telefonike Tramp - Putin, duke e quajtur “të mirë” dhe “produktive”. Këshilltari për politikë të jashtme i Kremlinit, Juri Ushakov, tha se biseda ishte “jashtëzakonisht e hapur”, duke shtuar se detajet do të diskutohen gjatë një bisede telefonike mes sekretarit Rubio dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që do të zhvillohet në ditët në vijim. Trampi dhe Zelenski biseduan dy herë gjatë fundjavës, në mes të diskutimeve që janë intensifikuar për një vendim të mundshëm të ShBA-së për t’i dhënë Ukrainës raketa Tomahavk. Trampi tha se e ka përmendur çështjen e Tomahavkëve gjatë bisedës me Putinin dhe se udhëheqësit rus “nuk i pëlqeu ideja.
