Maqedoni
Gostivar, ka filluar vaksinimi për gripin sezonal
17.10.2025 13:55
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, gjatë vizitës së sotme në Qendrën për Shëndet Publik në Gostivar

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, gjatë vizitës së sotme në Qendrën për Shëndet Publik në Gostivar, informoi se vetëm për një ditë janë vaksinuar rreth 20 mijë qytetarë kundër gripit sezonal në nivel shtetëror. Deri tani, 49.530 qytetarë janë paraqitur për vaksinim, ndërsa 19.500 prej tyre janë tashmë të vaksinuar. Në Gostivar, vaksinimi ka filluar dje dhe më shumë se 80 qytetarë kanë marrë vaksinën, ndërsa ministri Aliu njoftoi se këtë vit janë siguruar 80.000 doza të vaksinës katërvalente nga prodhuesi evropian “Abbot” dhe u bëri apel qytetarëve të paraqiten edhe online në platformën vakcinacija.mk.
“Gjatë vizitës në Qendrën për Shëndet Publik në Gostivar, ministri Aliu u vaksinua edhe vet, duke dhënë mesazh me shembull personal dhe duke ftuar veçanërisht grupet e rrezikuara – personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç dhe punonjësit shëndetësorë – që të vaksinohen në kohë.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
LULZIM HAZIRI
