Botë
Dita e Komandës Operative, Misajllovski premton modernizimin e Armatës
17.10.2025 15:39
Armata është shtylla kryesore e sigurisë dhe për këtë arsye duhet të shtohet modernizimi i këtyre forcave....

Armata është shtylla kryesore e sigurisë dhe për këtë arsye duhet të shtohet modernizimi i këtyre forcave. Kjo është thënë në ceremoninë ushtarake me rastin e ditës së komandës operative. Me këtë rast, po ashtu është theksuar se në kuadër të obligimeve strategjike të Armatës, në katër vitet e kaluara, komanda për operacione në mënyrë të suksesshme është ballafaquar me punën komplekse të tyre, ku bën pjesë, zhvillimi organizimi dhe trajnimi i grupit të batalionit këmbësor.
“Në forcat goditëse të ushtrisë funksionojnë të gjitha njësitë dhe shërbimet, ku pjesëtarët gjithmonë dëshmojnë profesionalitet, motivim dhe përkushtim. Pikërisht nga radhët e juaja janë pjesëtarët të cilët bashkë me aleatët kanë përforcuar krahun lindor të NATO-s, Lituani, Bullgari dhe Rumani. Por, mos të harrojmë këtu se përkrahjen më të madhe të qytetarëve maqedonas kur ballafaqohemi me zjarre, përsëri në pjesët më të mëdha vijnë nga pjesëtarët e kësaj komande.”, - deklaroi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
Pjesëtarët e kësaj komande janë një pasqyrim i vërtetë i profesionalizmit të Ushtrisë dhe i përkushtimit ndaj sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve, ka shtuar, Misajllovski. 17 tetori është caktuar si datë për të shënuar solemnisht komandën operative të ushtrisë së vendit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
