Maqedoni

Raportoni shkeljen e votës në zgjedhje, Avokati i Popullit me linjë telefonike falas

17.10.2025 16:16

Të dielën, në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale, zyra e Avokatit të Popullit do ta aktivizojë linjën telefonike falas 0800-54321...

Të dielën, në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale, zyra e Avokatit të Popullit do ta aktivizojë linjën telefonike falas 0800-54321, në të cilën qytetarët nga ora 07:00 deri në 19:00 do të mund të raportojnë shkelje të të drejtës zgjedhore. 
 
Raportimet mund të bëhen edhe personalisht në të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit- në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, si edhe në numrat lokalë të telefonit të publikuar për çdo qytet. Nga institucioni informojnë se do të ndërmerren masa urgjente për mbrojtjen e të drejtave të votuesve, ndërsa kujtojnë se e drejta e votës është e garantuar me Kushtetutë dhe se çdo shkelje e saj përbën vepër të dënueshme. Avokati i Popullit apelon që të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor të veprojnë me përgjegjësi dhe të respektojnë protokollet shëndetësore gjatë votimit.