Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, E Majta takime me qytetarët në Shkup
17.10.2025 16:32
Kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit nga E Majta, ka premtuar një qasje të re politike...

Kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit nga E Majta, ka premtuar një qasje të re politike që vendos interesin publik mbi atë partiak dhe do të angazhohet, siç thotë, për ta çliruar qytetin nga ndikimi i elitave të vjetra.
“Vlerësojmë se më në fund Shkupi po zgjohet nën pulsin e politikës, që ka për qëllim interesin publik ta vendosë përpara interesave private të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Besoj se Shkupi do të jetë qyteti i parë në Republikën e Maqedonisë që do ta refuzojë këtë monopol të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, sepse ata janë ata që e varrosin Shkupin. Dhe ato që varrosin Shkupin nuk mund të ofrojnë zgjidhje për ringjalljen e tij, ata vetëm mund të diskutojnë se në çfarë arkivoli do ta varrosin qytetin.”, - deklaroi kandidati për Qytetin e Shkupit, Amar Mecinoviq.
Aleksandar Dimitrieviq, kandidat për kryetar të Gjorçe Petrovit nga E Majta, zotohet se është koha për ndryshim.
“Në këtë censurë anti-sistem e shfrytëzuam duke vendosur shtande dhe duke pasur kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët. Duhet të them se populli me të vërtetë po zgjohet dhe na e artikulon shpirtin e tij revolucionar, duke i dëbuar të dyja partitë që për pesë vjet veprojnë në mënyrë korruptive dhe për interesa personale, e jo për interes publik. Është koha për ndryshime; është koha që të vijnë njerëz të rinj.”, - theksoi kandidati për kryetar të Gjorçe Petrovit nga E Majta, Aleksandar Dimitrieviq.
Bartësi i listës së këshilltarëve nga E Majta për Gjorçe Petrovin, Dejan Dimovski, theksoi se partia është plotësisht e kënaqur me mbështetjen dhe pritjen që qytetarët i kanë dhënë programit të tyre.
GAZMEND KURTISHI
