Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, Lëvizja “E di” aktivitete në Kumanovë

17.10.2025 16:48

Kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës nga Lëvizja “E di”, Maksim Dimitrievski...

Kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës nga Lëvizja “E di”, Maksim Dimitrievski, ka inspektuar punimet në rrugën “Bajram Shabani”. Ai gjithashtu ka premtuar rikonstruim të plotë të kësaj rruge. 
 
“Këtu jemi në rrugën “Bajram Shabani”, ku pas më shumë se 4 dekadash, për herë të parë kemi realizuar kanalizimin atmosferik për ta mbledhur ujin nga reshjet ku përmbytej zona qendrore të qytetit. U kërkoj falje qytetarëve për shkak të shumë gërmimeve që duhej të bëheshin për vendosjen e instalimeve nëntokësore. Po vazhdojmë me një rikonstruksion të plotë të rrugës dhe për herë të parë me ndërtimin e trotuareve në të. Shpresoj që qytetarët të mos i përdorin ato për parkim.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
 
Bartësja e listës së këshilltarëve nga Lëvizja “E di” në Kumanovë  premton projekte konkrete për një qytet modern dhe funksional.
 
“Ne nuk propozojmë gjëra të pamundura, por zgjidhje konkrete që tashmë realizohen dhe janë gati për t’u nisur. Me këto projekte, ne vazhdojmë të punojmë për një pamje të re urbane të Kumanovës, me rrugë dhe bulevarde të reja, sheshe të reja, më shumë vende parkimi dhe më shumë hapësira të gjelbra, parqe, me zgjidhje të reja trafiku, me një strukturë të zhvilluar rrugore, ujësjellës, kanalizime dhe gazi.”, - theksoi bartësja e listës së Lëvizjes “E di” në Kumanovë, Ivana Gjorgjievska.
 
Nga Lëvizja “E di” thonë se Kumanova po transformohet me investime të reja dhe vende pune të hapura, duke ofruar perspektiva më të mira për të rinjtë. Qyteti ka potencial dhe energji me ide të reja për zhvillim. Qëllimi është të ruhet ky progres dhe të ndërtohet një qytet modern, i organizuar dhe i qëndrueshëm.
 
GAZMEND KURTISHI