Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, VLEN, VMRO-DPMNE dhe Lëvizja “E di” tubime përmbyllëse
17.10.2025 17:24
Partitë dhe koalicionet në pushtet, VLEN, VMRO DPMNE dhe Lëvizja “E di”...

Partitë dhe koalicionet në pushtet, VLEN, VMRO DPMNE dhe Lëvizja “E di”, sonte me tubimet përmbyllëse të fushatës.
Koalicioni VLEN përmbylljen e fushatës e ka paraparë me tubimin e sontëm në Sheshin “Iliria” në Tetovë, ku kandidati i këtij koalicioni për kryetar komune, Bilall Kasami, dhe kandidatët për këshilltarë komunalë, do të shpalosin programin dhe do të kërkojnë votën e tetovarëve për koalicionin VLEN.
Ndërkohë VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se fushatën për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale do ta përmbllë me tubimet në Debarcë dhe qytetin e Ohrit, ku do të kërkojë përkrahje për kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal.
Ndërsa Lëvizja “E di” ka zgjedhur ta përmbyllë fushatën me tubimin në qendrën për kulturë në Kumanovë, ku kjo parti garon me kandidatin për kryetar, Maksim Dimitrievski, dhe listën e kandidatëve për këshilltarë komunalë.
