Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, Usinov nga PDT në garë për Konçen

17.10.2025 17:40

Në garë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit është edhe Partia Demokratike Turke...

Në garë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit është edhe Partia Demokratike Turke, Fikri Usinov, kërkon votën për kryetar të Konçes.
 
“Secili qytetar është i rëndësishëm, zhvillimi ekonomik patjetër të shkojë paralelisht me drejtësinë sociale, kujdes dhe përkujdes njerëzor. Qëllimi ynë është Konçe të bëhet shtëpi e sigurt dhe dinjitoze për të gjithë të rinjtë, të moshuarit dhe pensionistët. Për fund, për të gjithë qytetarët e Komunës Konçe dëshiroj të përcjell porosinë, më 19 tetor të gjithë së bashku të dalim të japim votën tonë për numrin 14 për bashkëjetesë dhe Konçen evropiane.”, - deklaroi kandidati i PDT-së për kryetar të Konçes, Fikri Usinov.