Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, “Përvoja për sukses” përmbyll fushatën
17.10.2025 17:56
Kandidatët e koalicionit “Përvoja për sukses” për kryetarë të Shkupit dhe komunën e Karposhit...

Kandidatët e koalicionit “Përvoja për sukses” për kryetarë të Shkupit dhe komunën e Karposhit u janë drejtuar qytetarëve, duke kërkuar përkrahjen e tyre në zgjedhjet e 19 tetorit.
“Kishim fushatë të suksesshme, ku arritëm me qytetarët të komunikojmë, t’i shkëmbejmë idetë tona, ta ofrojmë vizionin për Shkupin, për një Shkup modern, bashkëkohorë dhe para së gjithash një metropol evropian, siç i ka hije këtij qyteti. Shpresoj se të dielën qytetarët do ta identifikojnë ofertën tonë, qëllimin tonë të suksesshëm dhe vullnetin e mirë, që ky qytet të përparojë e jo të shkojë prapa. Po ashtu shpresoj se tanimë e dinë se kush e shkatërroi këtë qytet.”, - deklaroi kandidati nga “Përvoja për sukses” për kryetar të Shkupit, Aleksandar Trajanovski.
“Komuna e Karposhit nuk është vetëm shtëpia jonë, komuna e Karposhit është edhe obligimi ynë, e obligimi ynë është ta mbrojmë dinjitetin që në 15 vitet e kaluara e ndërtojmë me mundim. Por, që unë ta mbroj dinjitetin e Karposhit, që të shkojmë përpara, përsëri të jemi të parët dhe më të mirët, më duhet ekip. Ekipi im ndodhet në listën numër një e udhëhequr nga doktor Dobrilla Andonovska.”, - theksoi kandidati për kryetar të Karposhit nga “Përvoja për sukses”, Stevço Jakimovski.
