Botë
Shpërthim brenda pallatit në Rumani: Humbin jetën 3 persona, plagosen 13 të tjerë
17.10.2025 19:06
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur...

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur rende si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi paraditen e kësaj të premteje në një pallat 9 katësh në Bukuresht, kryeqytetin e Rumanisë.
Mediat rumune kanë raportuar se disa persona kanë mbetur ende nën rrënoja ndërsa të paktën dy kate të ndërtesës janë shembur pjesërisht. Shpërthimi ka qene aq i forte sa ka shpërthyer edhe dritaret e një shkolle në afërsi të zonës. Në mesin e 13 personave të plagosur rëndë, gjendja më kritike paraqitet për dy adoleshentë 17-vjeçar.
Shkaqet e shpërthimit të rëndë janë ende nën hetim, ndërsa mediat rumune raportojnë se mund të bëhet fjalë për shpërthimin e një tubacioni gazi që shërbente për ngrohjen e ndërtesës. Zona ku ndodhi shpërthimi është rrethuar nga autoritetet ndërsa fëmijët e shkollës aty pranë janë evakuuar menjëherë.
Ekipet Xheniere të cilët po marrin masa për të shmangur një tjetër shpërthim kane ngritur në ajër drone pa pilot për të monitoruar katin e 6 dhe të 7 të ndërtesës, aty ku si pasojë e shpërthimit të forta janë shkatërruar tërësisht muret rrethuese të pallatit.
