Vazhdojnë aktivitetet e solidarizimit me Lagjen e trimave

24.05.2015 16:55

Edhe sot Lagjen e trimave në Kumanovë e karakterizojnë vizita të shumta...

Ndër vizitorët e shumtë Lagjen e trimave sot e vizitoi edhe një delegacion i lartë i Lëvizjes Vetëvendosja nga Republika e Kosovës, duke u solidarizuar me popullatën e këtushme e cila pësoi dëmtime gjatë luftimeve të para dy javëve.

Por edhe sot nuk kanë munguar ndihmat nga vise të ndryshme nga vendi dhe nga Diaspora.

Nga ana tjetër banorët e Lagjes së trimave janë mirënjohës për të gjitha ndihmat e arritur nga shqiptarët nga  gjithë bota. (Nexhati Aqifi, TVM2)