Maqedoni

Zgjedhjet lokale, nga mesnata nisi heshtja zgjedhore

17.10.2025 20:48

Në mesnatë nisi hishtja zgjedhore, që do të zgjasë deri në mbylljen e procesit të votimit...

Në mesnatë nisi hishtja zgjedhore, që do të zgjasë deri në mbylljen e procesit të votimit, të dielën në mbrëmje. Gjatë kësaj periudhe ndalohet emitimi i informacioneve, fotografive, audio dhe video materialeve që do të kishin lidhje me pjesëmarësit në zgjedhje, e të cilat do të ndikonin tek vendimi i votuesit para kutisë së votimit.
 
Sot të drejtën e votës do ta shfrytëzojnë personat e pafuqishëm, të burgosurit dhe të arrestuarit në shtëpi si dhe të moshuarit nëpër shtëpitë e pleqve. 
 
Në listën e zgjedhësve ndodhen 2.162 të burgosur. Në Burgun e Idrizovës ka 938 votues të paraqitur, pastaj në Shutkë 391, në Shtip 237, në Prilep 119, në Kumanovë 116, në Manastir 105, në Tetovë 62 e të tjerë.
 
Krahas tyre sot do të votojnë edhe 450 persona që banojnë në shtëpi për të moshuar. KSHZ në vazhdën e aktiviteteve të saj dje pranoi disa kërkesa të qytetarëve për të realizuar të drejtën e votës. Ndërkaq, u akredituan edhe media shqiptare nga Kosova dhe Shqipëria për të ndjekur procesin votues.
 
“Kemi marrë edhe tetë kërkesa nga vëzhgues të cilët do të ndjekin procesin zgjedhor në vitin 2025. Këto janë tv Klan nga Kosova me gjashtë gazetar, Agjencia Europiane e Mediave me një foto reporter, Top Chanel Shqipëri me një gazetar, TV1 nga Kosova me dy gazetarë, shoqata Uejk Ap 110 vëzhgues, qendra për trajnime të vazhdueshme nga Moldavia një vëzhgues, ambasada e Turqisë në Maqedoni një monitories dhe amabasada e Kosovës në Maqedoni me tre mbikqyrës”, u shpreh antarja e KSHZ-së, Svetllana Karapetrova.
 
Në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit gjithsej do të votojnë 1.832.415 persona, në gjithsej 3.480 vendvotime për 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunalë.
 
Identifikimi gjatë votimit do të bëhet me aparatet biometrike të cilat për herë të parë u vendosën para katër vitesh, ndërsa nuk do të ketë ndonjë risi sa i përket rregullave të përgjithshme të votimit. Respektivisht, votohet prapa kabinës me stilolaps me ngjyrë të kaltër duke rrethuar numrin e kandidatin. Fletëvotim i vlefshëm llogaritet vetëm ai në të cilin në mënyrë të qartë është rrethuar numri.
 
Nga e hëna, 20 tetor do të vazhdojë fushata në komunat, kandidatët e të cilëve shkojnë në balotazh. Votimi i rrethit të dytë zhvillohet më 2 nëntor.
 
FITORE DEMOLLI