Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, VMRO-DPMNE mbajti tubim në Debërcë dhe Ohër

17.10.2025 21:16

Koalicioni i VMRO - DPMNE-së sonte përmbylli fushatën zgjedhore...

Koalicioni i VMRO - DPMNE-së sonte përmbylli fushatën zgjedhore duke prezantuar edhe dy kandidatët e saj për kryetar të komunës së Debërcës dhe të  Ohrit Zllatko Siljanovski dhe Kiril Pecakov si dhe listat e këshiltarëve komunal.
 
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në tubimet përmbylëse për rrethin e parë zgjedhor, bashkërisht me Pecakov dhe Siljanoski u porositën banorëve të këtyre vendbanimeve, që të djelën masovikisht të dalin dhe të rrethojnë numrin 9 të VMRO-DPMNE-së, ku janë kandiduar gjithësej 64 kandidatë për kryetar të komunave dhe 77 lista për këshilltarë komunal të VMRO-DPMNE-së, pasi që në këtë mënyrë, vlerësuan ata, garantohet zhvillimi më i madh komunal dhe jetë më e mirë për të gjithë.
 
Mickoski u kërkoi qytetarëve mobilizim masovik me l9 tetor, ku ata do ta denojnë koalicionin joformal LSDM, BDI dhe E Majta dhe nuk do t’u leojnë atyre të kthejnë vendin prapa. Ata udhëheqin fushatë plotë gënjeshtra dhe manipulime tha Mckoski.
 
“Ohrin do ta promovojmë si destiancion turistik si i qëndrueshëm, gjithpërfshirës dhe i denjë në hartën botërore. Të gjitha këto nuk janë numra dhe shkronja të shkruara vetëm në letër, por ky është program i përpunuar nga zemra, nga një banor i Ohrit për banorët e Ohrit. Para katër vitesh në mënyrë të ndershme dhe të denjë e kërkova besimin tuaj, ndërsa sot përseri qendroj para jush me shumë energji, me kokën lartë dhe fytëyrë të pastër, Ohri nuk duhet të ndalohet. Ai duhet të zhvillohet edhe mëtutje, ndërsa ne e dëshmuar se si duhet ta bëjmë këtë”, u shpreh kandidati për kryetar të komunës së Ohrit -VMRO-DPMNE, Kirill Pecakov. 
 
“U drejtohem maqedonasëve, shqiptarëve, turqëve, romëve, serbëve, vlehëve, boshnjakëve, krishterëve, myslimanëve dhe ateistëve, kemi një familje, jemi të detyruar të jetojmë dhe të ndihmohemi bashkë me njëri-tjetrin. Ne ndajmë hidhërime, lumturi, shpresa dhe dëshira të njëjta, dilni dhe votoni për forcën kryesore politike, e cila padyshim se mund ta ndryshojë jetën tuaj. Votoni për njeriun tuaj në komuna dhe tu mbajmë lekion të gjithë atyre që dëshirojnë tju gënjejnë dhe nënçmojnë. Bejeni zgjidhjen e duhur. Votoni VMRO-DPMNE-n”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. 
 
REXHEP QAMILI