Botë

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Greqi, kapen mbi 38 kg kokainë të fshehura në kontejner bananesh në portin e Pireut

17.10.2025 22:14

Autoritetet greke kanë dhënë një tjetër goditje të fortë rrjeteve ndërkombëtare...

Autoritetet greke kanë dhënë një tjetër goditje të fortë rrjeteve ndërkombëtare të trafikimit të drogës, duke sekuestruar mbi 38 kilogramë kokainë në portin e Pireut.
 
Sasia e drogës u zbulua pas një operacioni të koordinuar mes Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar, si dhe autoriteteve doganore e financiare.
 
Gjatë kontrollit, policia gjeti 33 pako që përmbanin kokainë me peshë totale 38 kilogramë e 200 gramë. Lënda narkotike ishte fshehur me kujdes brenda mekanizmit të ftohjes së një kontejneri me 1,080 kuti bananesh, që kishte mbërritur me anije nga një vend i huaj me destinacion portin e Pireut.
 
Sipas vlerësimeve paraprake, vlera e kokainës së sekuestruar në treg tejkalon një milion euro. Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin ndërkombëtar të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike./Top Channel