Tetovë, votojnë 99 të sëmurë dhe 62 të burgosur
99 persona të sëmurë apo të paaftë dhe 62 të burgosur...

99 persona të sëmurë apo të paaftë dhe 62 të burgosur në Burgun e Tetovës, sot e shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Sipas, Nazmi Dautit, nga Komisioni Komunal Zgjedhor i Tetovës deri në këto çaste gjithcka është duke shkuar mirë.
Materialet janë dorëzuar në kohë në burgun e Tetovës dhe procesi po rrjedh sipas ligjit. Ndërkohë, theksoi se po ashtu në kohë ka filluar edhe shpërndarja e materialeve nëpër gjithsej 117 vendvotime, ku nesër pritet të votojnë rreth 88 mijë votues të regjistruar në listën e votuesve.
“Në gjithsej 117 vend votime i gjithë materiali shtetëror për votime është shpërndarë. Ditën e sotme votojnë personat e sëmurë dhe të paaftë, të cilët kanë plotësuar kërkesë deri tek komisioni komunal i zgjedhjeve, ashtu siç e parasheh ligji shtatë ditë para zgjedhjeve. Nga 106 kërkesa, Komisioni komunal i zgjedhjeve ka pranuar 99-të, e sot do të realizojnë të drejtën e votës 99 persona të sëmurë dhe të paaftë, po ashtu sot votojnë edhe personat që janë me vuajtje të dënimit, në burgun e Tetovës, ku numri është 62, ku 28 janë nga qyteti i Tetovës, ndërsa të burgosurit tjerë janë nga komuant tjera. I gjithë procesi deri në këto momente po zhvillohet pa probleme.”- deklaroi Nazmi Dauti nga KSHZ- Tetovë.
Ndërkohë, procesi i votimit për personat e sëmurë apo me aftësi të kufizuara po shkon mirë dhe pa probleme edhe në komunat tjera rurale në Tetovë, si ajo e Bogovinës, Zhelinës, Tearcës, Bervenicës dhe Jogunovcës. (Visar Sadiku, TVM2)
