Vizita e Kryetares së KE-së, Arsovski: Ishte e qartë, kushtet dihen

18.10.2025 16:52

Vizita e kryetares së Komisionit Evropian, Ursulla von der Leyen...

Vizita e kryetares së Komisionit Evropian, Ursulla von der Leyen, në kryeqytetet ballkanike ishte një mesazh se BE-ja nuk zhvendoset nga politika e zgjerimit me vendet aspirante, e cila njëkohësisht kërkon plotësimin e kritereve të përgjithshme dhe kushteve të tjera, veçmas për secilin shtet.

Sa i përket porosisë ndaj vendit tonë ku u ripërsërit nevoja e realizimit të ndryshimeve kushtetuese, për të cilat vendi ka rënë në dakord, për analistët e vendit mesazhi nuk është i panjohur dhe është përcjellur në mënyrë shumë direkte.

Njëkohësisht nënkuptohet se pos këtij obligimi, me gjasë nuk do të ketë kushte të reja, thotë për TVM2, njohësi i çështjes, Petar Arsovski.

“Tek ne i solli mesazhet të cilat veçmë i prisnim dhe të cilat po i përsërit shumë herë, dhe, mesazhi është se nuk ka ndryshim në kushte, e me siguri, nuk do të ketë kushte shtesë, por këto që i kemi të implementohen. Paraqitja e saj në platfromën X ishte shumë eksplicite për këtë çështje dhe në këtë drejtim mendoj se mesazhi është i qartë.” – tha analisti politik, Petar Arsovski.

Për shkak të dinamikave politike që zakonisht e shoqërojnë BE-në në tre muajt e fundit të vitit, analistët nuk shohin mundësi për shtimin e presionit ndaj vendit tonë në drejtim të zhbllokimit eurointegrues.

Një gjë të tillë e presin në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm.

“Pas vitit të Ri, në kuartalin e parë dhe të dytë të vitit 2026, pres që të rritet presioni politik ndaj Maqedonisë për depërtimin dhe hapjen e negociatave, respektivisht, klasterët e parë. Por, kjo do të ballafaqohet me kombinatorika shtëpiake dhe sfida, në kuptim të vullnetit politik, në kuptim të ndonjë marrëveshjeje poltike mes partive në kuptim të kësaj dinamike që e shohim pas zgjedhjeve lokale që mund të sjellin edhe më shumë dinamikë politikë dhe më serioze.” – deklaroi analisti politik, Petar Arsovski.

Shefja e ekzekutivit të Bashkimit Evropian vizitoi Ballkanin Perëndimor disa ditë para se të publikohet Raporti i progresit për vendet e rajonit nga Komisioni Evropian.

Ky dokument pritet të shpaloset në ditët e para të muajit të ardhshëm. (Nermin Mulaki -  Fejzullahu, TVM2)