Eurointegrime, Kosova pranohet në Komitetin Ekonomik Evropian

18.10.2025 17:25

Republika e Kosovës është pranuar në Komitetin Ekonomik...

Republika e Kosovës është pranuar në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian. Pavarësisht se nuk ka status kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Komiteti është organi i parë evropian i cili pranon Kosovën si anëtare.

“Pas konsultimeve me Komisionin Evropian dhe me palë të tjera të rëndësishme e të interesuara, është vendosur që faza e dytë e iniciativës të hapet edhe për Kosovën, si një kandidate potenciale për anëtarësim”, u konfirmua nga ky institucion.

Thirrja për kandidatët e interesuar nga Kosova tashmë është e hapur. Pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes, Kosova do të ketë status të barabartë me vendet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit.

Siç sqaroi Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian, kjo thirrje u drejtohet organizatave të shoqërisë civile, sindikatave dhe partnerëve të tjerë ekonomik e social.