Votimi i 19 tetorit, KSHZ me aktivitetet e fundit
Vendi në prag të zgjedhjeve lokale...

Vendi në prag të zgjedhjeve lokale të teta me radhë. KSHZ po finalizon aktivitetet. Gjatë seancës së sotme ka anuluar listën për anëtarë të këshillit në qytetin e Shkupit e dorëzuar nga Lëvizja për Unitet Kombëtarë të Turqve, pasi në listë ishte propozuar person që veçmë ka ndëruar jetë.
Gjithashtu nga KSHZ pranuan një pjesë të ankesave të qytetarëve për të realizuar të drejtën e votës gjatë ditës së nesërme.
“Qytetarëve të cilët u’a kemi pranuar ankesat, gjatë votimit nesër, me patjetër duhet të kenë vendimin e KSHZ dhe t’ua tregojnë anëtarëve të komisionit zgjedhor. Ne këtyre personave do t’u japim personalisht vendim që ta kenë për nesër gjatë votimit.” – tha Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko.
KSHZ sot akreditoi edhe dy gazetarë nga Radio Televizioni i Kosovës për të ndjekur zhvillimet zgjedhore. Interesimi i mbikqyrësve arrin shifrën, 1.463.
“Deri në këto momente numri i përgjithshëm i mbikqyrësve të akredituar është 1.463, nga të cilët 807 janë mbikqyrës të vendit, 644 mbikqyrës ndërkombëtarë dhe 12 gazetarë të huaj. Kemi kënaqësinë dhe në interes të zgjedhjeve, ne jemi në dispozicion të mbikqyrësve.” – tha Svetllana Karapetrova, anëtare e KSHZ-së.
Zgjedhjet e 19 tetorit janë të tetat me radhë, që realizohen nga mëvetësimi i shtetit. Votimi do të zhvillohet në 3 474 vendvotime në 80 komuna. Në garë marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 kandidatë të pavarur. Më shumë kandidatë, 16 ka për qytetin e Shkupit.
Përzgjedhjen për menaxhmentin e ri komunal do ta bëjnë rreth 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote. (Meral Ismaili, TVM2)
