Kumanovë, votuan të burgosurit, të moshuarit e të sëmurët

18.10.2025 19:32

Në rajonin e Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçit...

Në rajonin e Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçit të drejtë vote në kuadër të raundit të parë të zgjedhjeve lokale patën 744 persona të burgosur në burgun e Kshanjës, të moshuar dhe persona të sëmurë.

Këtë të drejtë në Kumanovë kishin mundësi ta shfrytëzojnë 330 persona, nga të cilët 116 persona të burgosur në entin korektues ndëshkimorë Kshanjë, 58 persona të vendosur në shtëpinë e pleqëve "Zafir Sajto" si dhe 156 persona të tjerë kryesisht të moshuar dhe të sëmurë të cilët votuan në ambiente shtëpiake.

Ndërkaq në komunën e Likovës të drejtë vote sot kishin 404 persona kryesisht të moshuar dhe të sëmurë kurse në komunën e Nagoriçit 10 persona.

Ndryshe nesër në komunën e Kumanovës të drejtën e tyre demokratike për të votuar e kanë 94.041 qytetarë me të drejtë vote, kurse në komunën e Likovës trupi votues numëron 26.362 votues të cilët do të votojnë në 36 vendvotime. (Fatlum Aqifi, TVM2)