Zgjedhjet lokale 2025, flet Shefi i misionit të OSBE/ODIHR
Zgjedhjet po i vëzhgojnë gjithsej 942 vëzhgues...

Zgjedhjet po i vëzhgojnë gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë të huaj dhe përkthyes, në mesin e të cilëve janë edhe 375 vëzhgues nga OSBE/ODIHR. Shefi I këtij misioni thot se po e ndekin tër procesin deri në mnumrimin e votave.
“E dimë se dita e zgjedhjeve është shumë e rëndësishme, misioni jonë ishte i vendosur në terren shumë kohë para ditës së zgjedhjeve, kishim të angazhuar në terren 24 vëzhgues në tërë territorin e shtetit, të cilët e kanë vëzhguar procesin e plotë, sepse jo vetëm dita e zgjedhjeve është e rëndësishme, por rëndësi të madhe ka edhe procesi parazgjedhor, ashtu si edhe procesi pas ditës së zgjedhjeve. I ndjekim të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor. Regjistrimi i kandidatëve, kampanjat, finansimin e kampanjave, qasjen në media dhe rolin që gazetarët luajnë gjatë fushatës zgjedhore dhe sigurisht procedurat e ditës së votimit, numërimin e votave, tabelimi dhe parregullsitë e mundshme gjatë numërimit.” – tha Shefi i misionit të OSBE/ODIHR, Mateo Mekaçi.
