Maqedonia e Veriut voton, KSHZ: Jehona e votimit deri në ora 13:00 është 20%
19.10.2025 15:09
Qytetarët e vendit tonë sot po votojnë...

Qytetarët e vendit tonë sot po votojnë për të zgjedhur autoritetet e pushtetit lokal, përkatësisht kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunal si dhe kryetarin dhe këshilltarët e Qytetit të Shkupit.
Procesi i votimit ka nisur që në orën 07:00 të mëngjesit dhe i njëjti duhet të përfundojë në orën 19:00.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve procesi po zhvillohet pa pengesa dhe në një atmosferë të qetë dhe demokratike, ndërsa jehona votuesve në nivel republike deri në orën 13:00 ishte 20%.
