Lehtësues evropian për Maqedoninë

Malevski: Përgjegjësia duhet të jetë vendore

24.05.2015 18:11

Ideja e dërgimit të mekanizmit lehtësues nga Bashkimi Evropjan për tejkalimin e krizës, e cila doli pas bisedimeve në Strazburg do të ishte e mirëseardhur, por nuk është faktor i shtimit të vullnetit të brendshëm politik...

Kjo krizë tani është shumë specifike në kuptim se duhet të funksionojë sistemi demokratik që ti zbardh incizimet që i nxjerri opozita dhe ti zgjidh problemet e brendshem aktuale.  Dikush duhet ti merr në përgjegjësi së pari këto problem serioze,  thekson ish diplomati,  Denko Malevski.

“Është e nevojshme që këtu të dërgohet person në rolin e lehtësuesit, megjithatë partitë politke duhet ta marrin përgjejgësinë. Kjo për fat të keq nuk është krizë luftarake ku duhet të dërgohen trupa ushtarak, por  është një krizë më e sofistikuar nëse mund të them,  e cila kërkon nga partitë një sjellje shtetërore. Nuk munden të huajt të dërgojnë qindra politikan  të vendosin në vend të politikanëve tonë apo qindra gjykatës të gjykojnë lëndët  e brendshme. Këtu duhet të vendosin politikanët tanë, ndërsa ndihma është e mirëseardhur” – tha ish diplomati, Denko Malevski.

Krizën politike në Maqedoni mund të tejkalohet vetëm përmes vullnetit politk, përndryshe mund të vijmë deri te përkeqësimi i situatës, thotë Malevski.

“Për fat të keq nuk ka vullnet politik. Nuk ka vullnet as te aktorët kryesorë në pushtet.  Edhe dorëheqjet e fundit nuk ishin të sinqerta sepse   personat e njëjtë  jo vetëm që ishin në rradhët e para të mitingut por të njejtit aq më tepër dërgohen nga gruevski  si anëtarë të grupit për bisedime në Strasburg” – tha ish diplomati, Denko Malevski.

Me ngjarjet e fundit në Kumanovë, Maqedonia u shndërua në hallkë të dobët sa i përket sigurisë dhe përforcimit kufitar. Me këtë Maqedonia ka humbur komunikimin permanent përsa i përket cështjeve të sigurisë me fqinjët sepse vendet kufitare me Maqedoninë janë në NATO ndersa ne Kosove eshte prezente NATO, pohon ish diplomati, Denko Malevski. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)