Prilep, policia ndalon dy persona për “blerje votash dhe ndikim në votime”
Zgjedhjet lokale 2025 po zhvillohen...

Zgjedhjet lokale 2025 po zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe demokratike në gjithë territorin e vendit, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), të cilët shtojnë se po ndërmerren masa dhe veprime brenda kompetencave të për të siguruar zhvillimin e pandërprerë dhe të sigurt të procesit zgjedhor.
“Deri tani nuk janë regjistruar shkelje serioze të rendit dhe qetësisë publike”, - deklaroi në një konferencë për shtyp zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.
Në orën 09:00, në rrugën “Dabniçka” në Prilep, policët nga Stacioni Policor i Prilepit ndaluan për veprën penale të “blerjes së votës dhe ndikimit mbi votimin” dy persona nga Krusheva: B.H. (72) dhe D.S. (36).
Në lidhje me të njëjtin rast, në stacionin policor të Prilepit janë thirrur edhe: S.A. (28), M.A. (31), Sh.A. (40), D.A. (22) dhe Xh.A. (36), gjithashtu nga Krusheva, që qëndrojnë në Prilep.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet denoncimi i duhur ligjor.
Janë regjistruar disa denoncime për agitacion gjatë votimit në disa vende, por pas ndërmarrjes së masave të nevojshme, deri tani nuk janë konfirmuar pretendimet e paraqitura.
MPB apelon te të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të kontribuojnë për një atmosferë të qetë dhe demokratike. Çdo shkelje e procesit zgjedhor mund të raportohet në stacionin policor më të afërt ose në numrat e telefonit 192 ose 112.
