KSHZ, dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

19.10.2025 18:17

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor...

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, aty ku ndodhet edhe gazetarja jonë, Nermine Mulaki – Fejzullahu, kanë njoftuar se deri në orën 17:00 numri i votuese është 39,61% në nivel shtetëror.

Dalja më e madhe është në komunën e Vevçanit 61.84%, për të vijuar më pas ajo  e Demir Kapijës me dalje prej 57,65%, Probishtipit 56.43% dhe Çashkës, me 65,50%.

Dalje më të vogël ka në Vrapçishtë, aty ku përqindja nuk e kalon as shifrën 21 (20,94%), Mavrovë dhe Roshtushë 25,89%, Pllasnicë 32,87%, Radovish 31,57%.

Jehona e votuesve për Qytetin e Shkupit është 39,65%.