Arrestohen dy persona për blerje të votave, pesë të tjerë janë thirrur në bisedë informative

19.10.2025 19:23

Dy persona janë arrestuar, ndërsa pesë të tjerë janë thirrur në bisedë informative...

Dy persona janë arrestuar, ndërsa pesë të tjerë janë thirrur në bisedë informative në polici në lidhje me veprën penale blerje të votave gjatë zgjedhjeve.

“Në orën 09:00 në rrugën ‘Dabinqka’ në Prilep, zyrtar policor nga Prilepi në lidhje me veprën ‘blerje të votave gjatë zgjedhjeve’ kanë privuar nga lirai B.H (72) dhe D.S (36), që të dy nga Krusheva. Në lidhje me të njejtën ngjarje, në stacionin policor Prilep janë ftuar edhe S.A (28), M.A (31), SH.A (40), D.A (22) dhe Xh.A (36) nga Krusheva me vendndodhje në Prilep”, thonë nga MPB.

Poashtu janë regjistruar disa denoncime për agjitim gjatë votimeve në më tepër vende, por pas ndërmarrjes së masave deri në këtë moment nuk janë konfirmuar pohimet.