Maqedoni
Parashikimi i motit
20.10.2025 09:32
Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale....

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 8°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 20°C.
Në Shkup do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugo-lindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 18°C.
Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, pason një periudhë me mot të ndryshueshëm me periudha dielli dhe me erë të lehtë deri mesatare jugore. Të mërkurën priten reshje lokale shiu, ndërsa nga e enjtja temperatura ditore do të jetë në rritje, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
