Maqedoni

Vëzhguesit ndërkombëtarë do t’i paraqesin gjetjet e tyre për Zgjedhjet Lokale 2025

20.10.2025 09:52

Vëzhguesit ndërkombëtarë sot do t’i shpallin vlerësimet e tyre paraprake...

Vëzhguesit ndërkombëtarë sot do t’i shpallin vlerësimet e tyre paraprake për rrjedhën e Zgjedhjeve Lokale 2025 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në një konferencë për shtyp që do të mbahet në Shkup.
 
Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit është një angazhim i përbashkët i Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut të OSBE-së (ODIHR), Kongresit të Pushteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian.
 
Në mision janë përfshirë gjithsej 276 vëzhgues nga 40 shtete – 254 ekspertë dhe vëzhgues të ODIHR-it (afatgjatë dhe afatshkurtër), 15 përfaqësues të Kongresit dhe shtatë nga Parlamenti Evropian.
 
Në konferencën për shtyp do të flasin Matteo Mecacci, shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, Gobnait Ní Mhuimhneacháin, shefe e delegacionit të Kongresit, dhe Marta Temido, shefe e delegacionit të Parlamentit Evropian.