Maqedoni
AKI: Fituam në Gostivar, Çashkë, Likovë dhe Pllasnicë
20.10.2025 11:40
Aleanca Kombëtare për Integrim arriti një rezultat historik në komunën e Çashkës, theksoi Arbër Ademi....

Aleanca Kombëtare për Integrim arriti një rezultat historik në komunën e Çashkës, theksoi Arbër Ademi. Sipas tij, gara ka mbaruar që nga raundi i parë.
“Kemi kryetarët tanë në Gostivar, Likovë, Çashkë dhe Plasnicë.".
Ai shtoi gjithashtu se në raundin e dytë, partia do të garojë në Strugë, Studeniçan, Tetovë, Dollnen dhe Haraçinë. Sipas tij, në nivel kombëtar, Aleanca Kombëtare për Integrim është fituesi absolut me mbi 20.000 vota.
