Maqedoni
Filipçe: Zgjedhje të qeta, me parregullsi të caktuara
20.10.2025 11:47
Filipçe uroi të gjithë kryetarët e komunave që fituan në raundin e parë...

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, uroi të gjithë kryetarët e komunave që fituan në raundin e parë dhe tha se LSDM-ja ka fituar në tri komuna: Kriva Pallankë, Krivogashtan dhe Bogdancë. Filipçe u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht për të votuar në raundin e dytë.
“Dita e zgjedhjeve kryesisht kaloi e qetë, i kemi vërejtur disa vërejtje dhe parregullsi të cilat janë dorëzuar deri tek organet kompetente, siç është KShZ-së dhe te misioni i OSBE-së. I uroj të gjithë kandidatët për kryetarë komune, të cilët fituan në raundin e parë të zgjedhjeve. Nga rezultatet e siguruara deri më tani nga ana e LSDM-së, partia jonë fitoi në tre komuna, në Kriva Pallankë, Krivogashtan dhe Karbincë. Nga votat e përgjithshme të cilat i kemi numëruar deri më tani, LSDM-ja kryeson edhe në 9 komuna të tjera, në Qendër, Probishtip, Çuçer Sandevë, Çishinëvë, Vallandovë, Krushevë, Llozovë, dhe Rosoman, ku pritet të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve. Apeloj që qytetarët të dalin masivisht të votojnë për LSDM-në.”, - deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe.
