VLEN: Certifikon legjitimiteti i VLEN-it për të qeverisur
Procesi zgjedhor u zhvillua në atmosferë demokratike dhe pa ndonjë parregullsi, theksuan nga VLEN-i...

Procesi zgjedhor u zhvillua në atmosferë demokratike dhe pa ndonjë parregullsi, theksuan nga VLEN-i. VLEN-i ka epërsi dhe ka fituar në Çair, Saraj, Haraçinë, Tetovë, Tearcë, Zhelinë, Bogovinë, në Bervenicë, Dibër.
“Të nderuar qytetarë, në këto zgjedhjet shqiptarët i dhanë një goditje gjithë atij manipulimi shumëvjeçar të presionit të BDI-së dhe ne nga sot shqiptarët i çliruam edhe nga pushteti lokal që kishte BDI deri më tani. Ky rezultat certifikon legjitimitetin e VLEN-it për të qeverisur në nivel qendror edhe tre vite dhe për të menaxhuar me komunat që i ka fituar në zonën 6, 2 dhe 1 dhe janë në proces edhe komunat në zonën 5.”, deklaroi Azizi.
