Maqedoni

VMRO dhe E Majta, në balotazh për Shkupin

20.10.2025 12:12

Kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe kandidati i Së Majtës shkojnë në raundin e dytë për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Qytetit të Shkupit....

Kandidati i VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgievski, i cili doli i pari me 39.43 për qind të votave dhe kandidati i Së Majtës, Amar Mecinoviq, i cili ka 13.20 për qind, shkojnë në raundin e dytë për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Qytetit të Shkupit. Koalicionet VMRO-DPMNE dhe E Majta janë gjithashtu në vendin e parë dhe të dytë në garën për këshilltarë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
 
“Hymë në rrethin e dytë në krahët e shpresës dhe hymë në rrethin e dytë, sepse shkupjanët e duan qytetin e tyre. Shkupjanët kanë një vizion ku qyteti duhet të udhëhiqet me vizion dhe jo me interes privat. Tani për banorët e Shkupit dua të them se tani në rrethin e dytë kemi zgjedhje të qarta mes dy vizioneve, njëra që 35 vite e kemi në RMV, e cila është e vjetërsuar, kriminele, korruptive dhe vizioni i dytë i përbërë nga dashuria për qytetin dhe vizion për qytet në të cilin të gjithë duhet të jetojmë.”, - deklaroi Amar Mecinoviq nga E Majta.