Maqedoni
VMRO, fituese absolute e zgjedhjeve
20.10.2025 12:25
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi sonte se në rrethin e parë kanë fituar mbi 30 komuna...

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi sonte se në rrethin e parë kanë fituar mbi 30 komuna.
“Ne kemi treguar se politika mund të ketë një fytyrë të re, pa zemërim, pa fyerje, dhe qytetarët e kanë njohur këtë.”, tha Mickoski.
Ai shtoi se ata kanë edhe një fitore në komunat ku LSDM më parë qeveriste, duke përmendur Strumicën si shembull. Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë në raundin e dytë.
“Po fitojmë në mbi tridhjetë komuna në raundin e parë. Diferenca është dy me një, ndonjëherë tre me një. Ndonjëherë është shumë më e madhe. Kemi fitore edhe në komuna ku LSDM kishte kryetarët e vet. Fituam bindshëm në raundin e parë në Strumicë. E kemi pritur këtë ditë për 20 vjet. Kemi edhe një fitore në Dellçevë, fituam edhe në Berovë. Kemi një fitore bindëse në Pellagoni në Manastir, në Prilep, në Shtip kemi, në Kavadar, Gjevgjeli, në Sveti Nikollë, në Ohër, në Karbincë, në Demir Hisar, në Novac, Gradsko, Butel, në Gjorçe Petrov, Gazi Babë, Kisella Vodë, në Sopisht, Ilinden, Petrovec, Jegunovcë. Veles, Radovish, Resnjë, fituam më shumë se tridhjetë komuna në raundin e parë. Kemi një epërsi të madhe, Orce ka një epërsi të madhe disa herë më shumë se kandidati i saj kundërshtar në Shkup. Dhe atje ka një fitues të sigurt, Orce, në raundin e dytë. Po kryesojmë në Karposh. Atje, Sotiri luftoi i vetëm kundër të gjitha aleancave dhe lojërave nëntokësore dhe jam i sigurt se do të kemi një fitore në raundin e dytë. Trendi është i qartë se qytetarët kërkojnë ndryshime në Karposh.”, - deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
