Botë

Hong Kong, avioni del nga pista, raportohen viktima

20.10.2025 14:41

Një aeroplan mallrash “Boeing 747” nga Dubai, doli jashtë pistës në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut gjatë uljes...

Një aeroplan mallrash “Boeing 747” nga Dubai, doli jashtë pistës në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut gjatë uljes, ku humbën jetën dy persona. Katër anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan dhe u hospitalizuan.
 
“Rreth orës 04:00 të mëngjesit, një aeroplan mallrash që fluturoi nga Dubai për në Hong Kong doli jashtë pistës veriore gjatë uljes dhe u përplas përmes gardhit në det. Fatkeqësisht, në atë moment aty ishte një mjet patrullues i sigurisë së aeroportit. Aeroplani u përplas me mjetin patrullues dhe e shtyu makinën në det. Katër anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan shpejt nga Shërbimi i Zjarrfikësve. Po ashtu, shërbimi shpëtoi edhe dy punonjës të sigurimit nga deti.”, - deklaroi drejtori i aeroportit të Hong Kongut, Stefen Jiu. 
 
Pista veriore e aeroportit në Hong Kong, një nga më të ngarkuarat në Azi, ku aeroplani doli jashtë pistës, është mbyllur, njoftuan autoritetet.