Maqedoni

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale, AKI fituese në katër komuna

20.10.2025 15:00

Aleanca Kombëtare për Integrim, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit...

Aleanca Kombëtare për Integrim, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, ka arritur fitore pa balotazh në katër komuna, edhe atë të Likovës, Pllasnicës, Çashkës dhe Gostivarit. Po ashtu, siç kanë bërë të ditur nga AKI, në balotazhë do të jenë në komunën e Tetovës, Strugës, Studeniçanit dhe Kërçovës. Nga AKI thonë se në Vrapçisht janë fitues absolut, por nuk është arritur censusi i daljes së votuesve prej një të tretës, prandaj zgjedhjet do të përsëriten. Arbër Ademi nga AKI ka theksuar se ky koalicion ka marr më shumë vota se koalicioni VLEN edhe në komunën e Kumanovës, Gazibabës, Butelit dhe Jegunovcës.   
 
“Në komunën e Likovës që në raundin e parë pa balotazh është arritur fitore për kandidatin tonë, zotëri Erkan Arifi, me një dallim tre me një. Po ashtu fitore për kandidatin tonë në komunën e Pllasnicës, përkundrejt kandidatit të PDT-së me një dallim prej dy me një. Prej sonte, zotëri Suat Shaqiri është kryetari i parë shqiptar  në komunën e Çashkës.”, - deklaroi Arbër Ademi nga AKI.
 
Në kampin e opozitës shqiptare atmosferë festive pati në Gostivar, ku kandidati i AKI-së, Valbon Limani, shpalli fitoren.
 
“Në Gostivar kandidatura ime si kandidat i AKI-së mori diku mbi 16 mijë e 900 vota dhe dallimi me kandidatin e  VLEN-it është katër me një, ndërsa dallimi me dy kandidatët tjerë shqiptar është 12 mijë vota. Gostivarasit qartë treguan se çka mendojnë në këto zgjedhje, dhe mezi presim që prej nesër të vazhdojmë me punët e mira për Gostivarin.”, - theksoi kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani.
 
Ndërkohë humbjen e ka pranuar kandidati i AKI-së në Çair, Bujar Osmani, i cili uroi kundërkandidatin e tij Izet Mexhiti nga VLEN-i, duke i uruar sukses në drejtimin e komunës gjatë katër viteve të ardhshme.
 
FITORE DEMOLLI