Maqedoni
Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale, Mecinoviq në rrethin e dytë për Shkupin
20.10.2025 15:15
E Majta po bëhet lidere e opozitës në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar kryetari i kësaj partie, Dimitar Apasiev..

E Majta po bëhet lidere e opozitës në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar kryetari i kësaj partie, Dimitar Apasiev, pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Kandidati i saj për kryetar të Shkupit, Amar Mecinoviq, ka hyrë në raundin e dytë të zgjedhjeve, ndërsa partia ka fituar mbi 70 këshilltarë në nivel të shtetit.
“E Majta po bëhet lidere e opozitës. Nga 8 kandidatë për kryetarë komunash në vitin 2021, tani kemi kaluar në 20. Nga 38 lista këshilltarësh kemi garuar në 53 nga gjithsej 80 komuna. Nga 50 mijë vota, tani lëvizim në mbi 75 mijë vota në këto 53 komuna. Nga 48 këshilltarë, sipas analizës sonë, tani kemi mbi 70 këshilltarë.”, - deklaroi kryetari i partisë E Majta, Dimitar Apasiev.
Përveç në Shkup, partia E Majta është bërë forcë e dytë para LSDM-së edhe në komunat Aerodrom, Karposh, Kisella Vodë, Gazi Babë, Butel, Çair dhe Veles, deklaroi Apasiev.
GAZMEND KURTISHI
