Maqedoni
Rezultati i zgjedhjeve në Kumanovë, Lëvizja “E di”, fituese në Kumanovë
20.10.2025 15:20
Dimitrievski ka fituar rresht 16.183 vota apo rreth 37.89 % nga trupi votues....

Kandidati për kryetar të Kumanovës nga Lëvizja “E di”, Maksim Dimitrievski, ka fituar rresht 16.183 vota apo rreth 37.89 % nga trupi votues. Por, këto vota nuk ishin të mjaftueshme që ai të sigurojë fitore në raundin e parë. Ai deklaroi se epërsia nga raundi i parë është fakt se qytetarët besojnë në vizionin e tij për Kumanovën.
“E di” do të jetë fituese në zgjedhjet lokale, sepse dëshira e qytetarëve është më se e qartë. Ata e njohin vazhdimësinë dhe zhvillimin e këtij qyteti dhe duan që Kumanova të vazhdojë të ecë përpara në të njëjtën frymë. Gjithashtu dua të njoftoj se lista e kandidatëve për këshilltarë të “E di” në komunën e Kumanovës ka dalë fituese dhe ka marrë numrin më të madh të votave.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Nga Lëvizja “E di”, në raundin e dytë për kryetar komune do të garojnë edhe për Komunën Qendër, ku kandidati Miroslav Labudoviq, mbrëmë falënderoi qytetarët për mbështetjen e dhënë.
GAZMEND KURTISHI
