Ekonomi
KRrE: Nga mesnata ulet çmimi i dizelit
20.10.2025 15:24
KRrE solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0.93 % në raport me vendimin e datës 13.10.2025.
Nga mesnata çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- EUROSUPER BS – 95 73.00 (denarë/litër)
- EUROSUPER BS – 98 75.00 (denarë/litër)
- EURODIZEL BS (D-E V) 67.00 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 36.047 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 36.047 (denarë/kilogram)
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ulen për 1.00 denarë/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0.614 den/kg dhe do të jetë 36.047 den/kg.
